Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kurorëzuan të shtunën dashurinë e tyre me martesë, gjatë finales së madhe të Big Brother VIP Albania 2, ku këngëtari u shpall edhe fitues i këtij edicioni.
Në celebrimin e zhvilluar në taracën e Bashkisë së Tiranës, të pranishëm ishin familjarë e miq të Kiarës, mirëpo munguan dhe nuk u panë familjarët e Luiz Ejllit. Kjo bëri që ndjekësit të pyesin se pse ata nuk ishin të pranishëm në këtë ditë kaq të veçantë. Dhe përgjigjen e ka dhënë Luizi.
Në festën e organizuar pas përfundimit të ‘Big brother’ këngëtari ka thënë se shkoi të dielën në Shkodër sepse kishte nënën sëmurë. Luizi deklaroi se shkoi në shtëpi, bëri dush dhe u nis menjëherë në agim. Kështu, ai ka lënë të kuptohet se kjo ishte arsyeja pse ajo nuk kishte shkuar në ceremoni.
Nuk dihet se sa e vërtetë është kjo, ndërsa përflitet gjithashtu edhe se Kiara nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e saj dhe vjehrrën. Gjithçka na mbetet ta zbulojmë në vijim…