Qeni është një nga kafshët më besnike në botë, ndërsa njihet ndryshe edhe si një nga miqtë më të mirë të njeriut, pavrësisht se nuk flasin.

Gjithsesi, përpos këtij virtyti kaq të veçantë, qentë dallohen edhe për shqisën e tyre të të nuhaturit, që e kanë shumë të fortë. Së fundmi, studiuesit kanë zbuluar gjëra të reja lidhur me këtë shqisë të qenve.

Përmes një skanimi me MRI në disa qen, të rracave të ndryshme, ata krijuan një hartë në pjesë e trurit që ka lidhje direkte me nuhatjen, për të kuptuar më mirë dhe për të zbuluar gjëra të reja mbi mënyrën se si qentë e shohin botën.

Nga përfundimet që dolën nga ky studim, që u publikua në ‘Journal of Neuroscience’, kërkuesit zbuluan një rrugë të gjerë që lidhet me lobin okuptial dhe sistemin lambik. Këto përfshijnë pjesë të trurit që lidhen me sjelljen dhe emocionet.

Kështu, përfundimet tregojnë se qetë mund të përdorin nuhatjen për të gjetur se ku janë gjërat, pasi shqisa e tyre e nuhatjes është e lidhur ngushtë me shqisën e të parit.

Gjithashtu, studiuesit gjetën edhe lidhje kur truri i qenit mund të përpunojë emocionet dhe kujtesën, njëjtë si njeriu.