Sheqeri i tepërt nga konsumimi i ëmbëlsirave në mbrëmje, nuk është aspak i shëndetshëm për ju! Studimet e vitit 2016 treguan se personat që konsumojnë sasi të mëdha sheqeri priren të flenë më pak thellë dhe të shfaqin më shumë shqetësime gjatë natës dhe shpesh vuajnë nga pagjumësia, që mund të bëhet edhe një problem kronik.

Sheqeri i tepërt çon në një tendencë për të ngrënë më vonë gjatë ditës, sepse nivelet e sheqerit në gjak dalin jashtë kontrollit. “Shumë sheqer në mbrëmje mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë. Kur hani diçka të ëmbël, nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe pankreasi lëshon insulinë, e cila ndihmon sheqerin të kthehet në qelizat tuaja, duke u dhënë atyre karburant për të punuar.

Ngrënia e sheqerit në orët e vona të natës ju stimulon tepër, ju jep energji dhe ju bën gati për aktivitet, por kjo nuk është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë natën”, shpjegon fillimisht dietologu Alex Evans, i cili më pas shtoi: “Ne kemi një problem të madh me gjumin dhe një problem akoma më të madh me ushqimin dhe ato janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Ushqimi i ëmbël ndoshta do t’ju shqetësojë gjumin. Rregulli bazë është që nuk duhet të hani dy orë para se të shkoni në shtrat“, shton ai, dhe meqë ra fjala, rekomandon shmangien e kafeinës dhe fikjen e televizorit të paktën një orë para se të shkoni në shtrat”, u shpreh Evans.