Blogerja Sara Hoxha është një nga personazhet më të përfolura nga fansat për momentin, teksa është kthyer në një nga vajzat më të preferuara për publikun për shkak të thjeshtësisë së saj.

Sara është partnerja e këngëtarit Ledri Vula, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël, Poem Blu. Blogerja është mjaft aktive në rrjetin e saj social në Instagram, ku herë pas herë bisedon edhe me ndjekësit e saj për çështje të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka marrë një pyetje mjaft pikante nga një prej ndjekësve, që e ka pyetur Sarën se pse nuk e uroi Ledrin për ditëlindje dhe pse nuk i organizoi një festë ashtu sikurse Ledri i realizoi asaj para disa javësh. Vetë Ledri, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” u shpreh se i pëlqejnë festat surprizë.

Dhe ky detaj nuk ka kaluar pa u dëgjuar dhe pa u ndjekur nga fansat, që kanë vendosur t’i kërkojnë llogari Sarës se pse nuk i realizoi dëshirën idhullit të tyre. Blogerja iu përgjigj se në fakt ky ishte synimi, kur të gjithë prisnin që ajo të bënte një surprizë dhe të gjithë u surprizuan se pse ajo nuk bëri gjë, duke përfshirë këtu edhe reperin.

Pse sja bere surprize Ledrit per ditlindje aman se jemi ber kurioze me shoqen – shkruan ndjekësja, ndërsa përgjigjja fine dhe mjaft surprizuese e blogeres ishte “Po ja pra ku e ke surprizën. Surpriza ishte mos me bë surprizë dhe Ledri u surprizua shume – i ktheu ajo.

Sara dhe Ledri kanë disa vite të lidhur bashkë, por çifti i konfirmoi lajmet vetëm në prill të vitit 2020, ndërsa në po të njëjtin vit, ata u bënë prindër të një vajze, Poem Blu.