Roli i qumështit në shëndetin dhe trupin e njeriut, është shumë i rëndësishëm. Këtë gjë, e kemi mësuar që në fëmijëri dhe shkenca e ka provuar. Qumështi është plot vlera për imunitetin dhe për të gjithë trupin…

Por përse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta?! 3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda. Kjo praktikë bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit.

Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale. Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë.

Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja e frurit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak. Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.