Një nga frazat që dëgjohet shpesh nga prindër të rinj dhe jo vetëm është “si t’ia bëjmë pa gjyshërit?”.

Ajo e gjyshërve, në fakt, është një prani shumë e çmuar për mamatë dhe baballarët, të cilët janë shumë të zënë me punë të ndryshme.

Dhe këtu hyjnë gjyshërit, që kanë një rol shumë të rëndësishëm për fëmijët dhe mirëqenien e tyre. Por mbështetja që një gjysh ose gjyshe e mirë, ose për ata më me fat, të dy mund të japin nuk është vetëm në terma praktikë.

Psikologë të ndryshëm, në fakt, konfirmojnë se prania e tyre është shumë e rëndësishme për vetë jetën e nipërve dhe mbesave.

Gjyshi dhe gjyshja, përveçse mund t’i shkojnë në ndihmë prindërve të zënë me shumë punë, kthehen në një pikë referimi thelbësore për nipërit dhe mbesat e tyre.