Kiara Tito po merr një vëmendje të madhe që pas hyrjes së saj në shtëpinë e BIg Brother VIP 2 Albania. Moderatorja ka rrëfyer edhe një moment mjaft të vështirë nga jeta e saj, ku iu desh të merrte një vendim të rëndësishëm.

Ajo ka treguar se u kthye në Shqipëri pasi prindërit e saj nuk kanë patur mundësi për t’i paguar studimet. “Arsyeja pse u vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike.

Prindërit e mi nuk patën mundësinë që të ma ofronin mua shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që…(përlotet) se prekem kur flas për këtë…

Babi ishte ai që më shtyu më shumë që shih kthehu në vendin tënd”, ka thënë ndër të tjera Kiara. Kujtojmë se Kiara ka qenë shumë aktive në televizione vitet e fundit.