Tottenhami po mendon për të ardhmen e sulmuesit Harry Kane. Kapiteni firmosi një kontratë 6 vjeçare në vitin 2018 me “Spursat”, por drejtuesit po mendojnë për të rinovuar sërish me yllin e tyre.

Presidenti Daniel Levy nuk do të rrezikojë që të humbasë shërbimet e Kane. Ky i fundit ka pas vetes interesimin e Manchester City-t dhe PSG. Ai dëshiron të mbrohet nga ndonjë problem i mundshëm.

27-vjeçari nga krahu tjetër ndihet mirë në Londër dhe nuk ka shfaqur dëshirë për t’u larguar. I vetmi peng i tij është mungesa e fitimit të titujve.