Pablo Sarabia, mesfushori i PSG-së, ka folur për fitoren e rëndësishme të marrë kundër Brest në kampionat. Një 3-0 e pastër e ekipit të Pochettino-s.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, edhe për shkak të ndryshimeve në sistemin e lojës që ka bërë trajneri i ri. Por kjo ishte e qartë dhe duhej pritur”, ka thënë spanjolli.

“Ka rëndësi të përshtatemi me atë që na kërkon trajneri dhe në këtë ndeshje e kemi bërë, duke ndjekur në fushë të gjitha udhëzimet”.

Për sa i takon së ardhmes: “Kjo fitore ka qenë sigurisht e rëndësishme për kampionatin, por na jep besim edhe në prag të Superkupës kundër një rivali të vështirë”.

“Gjithsesi, ne duam të bëjmë një ndeshje të bukur dhe të fitojmë trofeun e parë të sezonit”.

PSG do të luajë të mërkurën në mbrëmje kundër Marseille për Superkupën e Francës.