Mauricio Pichettino ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas testit të bërë në orët e fundit.

Siç ka bërë të ditur Paris Saint-Germain, trajneri do të respektojë protokollin dhe do të futet menjëherë në izolim.

Në vendin e tij, në transfertën kundër Angers,  do të jenë asistentët e tij Jesus Perez dhe Miguel D’Agostino.