E ardhmja e Kylian Mbappé mbetet e panjohur, megjithë performancën e fundit mjeshtërore të francezit në “Camp Nou”. PSG, aktualisht po përpunon rinovimin e Neymar, por një nga përparësitë vazhdon të jetë rinovimi i yllit francez, madje edhe më shumë, pas asaj që demonstroi kundër Barçës, se është një nga lojtarët më të mirë në botë.

Megjithatë, sipas informacionit nga “Le Parisien”, klubi parizien ka menduar edhe më të keqen, mosrinovimin e 22-vjeçarit. Në këtë rast, PSG do të kërkojë 200 milionë euro për yllin e tij, i cili e valorizoi veten edhe më, pasi mundi Barcelonën me një paraqitje të paharrueshme. Pavarësisht nga përfundimi i kontratës në qershor 2022, nga Parisi konsiderojnë se çmimi është në përputhje me potencialin e lojtarit dhe se nuk mund ta lëshojnë atë për më pak se kjo shumë astronomike.

Siç është raportuar nga “Le Parisien”, aktualisht nuk ka asnjë klub të interesuar, që mund të ketë qasje në aspiratat e PSG-së. 200 milionë, sa kushton Mbappé, janë një faktor përcaktues në mes të krizës ekonomike dhe me një pandemi që po bën gjithashtu një dëm të madh në financat e klubeve të futbollit. Përveç kësaj, 30 milionë euro neto rrogë, sa merr në një sezon Mbappe, paraqesin një pengesë tjetër për çdo të interesuar. Kampioni i botës më 2018 po reflekton mbi të ardhmen e tij dhe ende nuk ka marrë një vendim për të.