Presnel Kimpembe, mbrojtësi i Paris Saint-Germain, ka analizuar për kanalet e klub it francez ndeshjen që e pret skuadrën e tij të martën në Champions League kundër Juventus-it, e vlefshme për javën e parë të sezonit 2022/23.

“Do të jetë një ndeshje shumë e komplikuar. E njohim Juventus-in, është një skuadër e madhe në sulm”, ka thënë Kimpembe pas fitores 3-0 të marrë nga PSG në kampionat kundër Nantes.

“Është Champions League, e dimë se është gjithçka një çështje detajesh. Do të duhet të jemi të përqendruar dhe të përgatitur mirë për këtë ndeshje.

“Pritshmëri ndaj nesh? Sezoni është i gjatë. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për mua, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”.

Do të shohim se si do të shkojë ndeshja që parisienët do të zhvillojnë në shtëpi në Parkun e Princave, përpara publikut të tyre.