Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e radhës në kampionatin francez pasi ka mundur 3-0 në transafertë ekipin e Nantes.
Protagonistët e ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme kanë qenë Kyalian Mbappe dhe Lionel Messi. I pari në rolin e finalizuesit dhe i dyti në atë të asistmenit.
Kylian ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 21-të me një goditje shumë të bukur, që ka marrë edhe duartrokitjet e Neymar, i cili e ka nisur ndeshjen nga stoli.
Gjërat janë lehtësuar për skuadrën e Galtier pas kartonit të kuq të marrë nga Fabio, që ka lënë Nantes në minutën e 24-t me dhjetë lojtarë.
VIDEO – PERMBLEDHJA E NANTES-PSG – VIDEO
Goli i dytë për miqtë ka ardhur në minutën e 54-t dhe edhe këtë herë ka ardhur nga dyshja Messi-Mbappe, i pari ka dhënë asistin dhe i dyti ka finalizuar.
Lionel Messi (32 ndeshje) është bërë lojtari i dytë më i shpejtë që arrin numrin e 20 asisteve në kampionatin francez pas Angel Di Maria-s (31 ndeshje).
Goli tretë dhe i fundit i ndeshjes është realizuar nga Nuno Mendes në minutën e 68-të. PSG kryeson renditjen e Ligue 1 me pikë të barabarta me Marseille.