PSG ende nuk i ka hequr shpresat për të siguruar shërbimet e Milan Skriniar. Portali francez “FootMercato” tregon sot dhe shpjegon se si qendërmbrojtësi i Interit mbetet prioriteti i parë dhe absolut për klubin kampion të Ligue 1.

Prandaj, do të bëhet një përpjekje e fundit “in extremis”, me negociatat që kanë kaluar tashmë në “tryezën” e dy presidentëve respektivë. Kështu, Al-Khelaifi po komunikon drejtpërdrejt me Steven Zhang për të gjetur një zgjidhje që i kënaq të gjitha palët.

Konkretisht, ideja e PSG-së është e qartë, kontakti i drejtpërdrejtë mes presidentëve për të tentuar zhbllokimin e situatës. PSG punoi për lojtarin sllovak javë të tëra, por nuk nxori gjë në dritë.

Kjo edhe për shkak të pezullimit të negociatave përballë vendosmërisë së Interit për çmimin. Ausilio dhe Marotta nuk kanë ndërmend ta lënë mbrojtësin të largohet, por diskutimi mes dy presidentëve mund të hapë “shtigje” të tjera sipas portalit transalpin të cituar më lart.

Një gjë është e sigurt: trajneri Galtier dhe drejtuesi i merkatos së skuadrës pariziene Luis Campos shohin profilin ideal te sllovaku për përforcimin e mbrojtjes së ekipit.