Sergio Ramos, pas 16 vitesh me fanellën e Real Madrid, këtë vit do të veshë atë të PSG.

Bashkë me spanjollin do të transferohet në Paris gjithë familja e tij. Ramos dhe gruaja e tij (është një prezantuese e njohur televizive, gazetare dhe aktore spanjolle) janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe është pikërisht në Instagram që Wanda Nara i ka dhënë mirëseardhjen zonjës Ramos me një koment në një fotografi të postuar nga Rubio.

Pak ditë pas transferimit të tij në Paris me familjen e tij, Sergio Ramos duket se është përshtatur shumë mirë me shokët e rinj të skuadrës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gruan e Pilar Rubio.

“Sa e bukur!”. Ky ka qenë komenti i bërë nga Wanda. Pilar dhe bashkëshortja e Icardi-t janë mike… të paktën në Instagram.