Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura shqiptare.

Prej disa vitesh pjesë e televizionit, ajo është kthyer në një emër të njohur për të gjithë e mjaft e pëlqyer nga audienca.

Edhe në rrjete sociale, Nevina numëron me mijëra fansa, të cilët duket se e pëlqejnë moderatoren për ëmbëlsinë që ajo dhuron.

Por edhe Nevina vetë është mjaft aktive, duke ndarë herë pas here momente nga jeta e saj e përditshme.

Kështu ka ndodhur edhe sot, kur moderatorja ka surprizuar të gjithë fansat e saj, teksa ka publikuar një video ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Ajo ka qenë duke provuar një fustan për gratë shtatzëna dhe e ka ndarë këtë moment me të gjithë ndjekësit e saj, duke i kapur të gjithë në befasi.

“Nënë me shumë fëmijë”- ka shkruar Nevina, duke i bërë të gjithë të qeshin.