E shkarkuar nga Mauro Icardi pas ndarjes, Wanda Nara nuk do të jetë më agjente e sulmuesit (tani te Galatasaray), por sigurisht që nuk do t’i mungojë puna në javët në vijim.

Pas polemikave, thashethemeve për tradhti dhe përfundimit të një martese tetëvjeçare, showgirl-ja argjentinase kaloi disa ditë në shtëpi pa e fshehur miqësinë e re me reperin L-Gante.

Megjithatë, së fundmi ajo u kthye në Stamboll për t’u ribashkuar me fëmijët e saj, për të festuar së bashku me Icardi-n ditëlindjen e vogëlushes Isabella.

Dhe nga dhoma luksoze e hotelit Sheraton ku jeton në pritje për të gjetur një apartament po punon për të promovuar dhe shitur produktet e linjës së saj të kozmetikës, duke u përpjekur gjithashtu të përfitojë nga dukshmëria e profileve të saj sociale të ndjekura nga miliona njerëz.

Në Turqi, megjithatë, Wanda do të qëndrojë vetëm për disa ditë, pasi javën e ardhshme do të kthehet në Buenos Aires, ku sipas shtypit argjentinas do të hyjë në shtëpinë e ‘Big Brother’.