Agjencitë kineze të pasurive të paluajtshme kanë një problem të madh: shtëpitë e përhumbura ose “te pushtuara” nga fenomene paranormale. Pronat e paluajtshme ku kanë ndodhur “vd*ekje të panatyrshme” janë vërtet të vështira për t’u shitur…

Veçanërisht në vendet ku besëtytnitë dhe besimi në fenomenet e mbinatyrshme janë të forta, si Kina dhe Japonia. Por prej disa kohësh duket se ka një zgjidhje për problemin.

Nëse Japonia e ka marrë atë më filozofikisht, duke krijuar agjenci të pasurive të paluajtshme të specializuara në shtëpitë “të përhumbura” për të siguruar më së miri blerësit, Kina i bën gjërat pak më ndryshe!

Kjo duke punësuar njerëz që janë të gatshëm të kalojnë të paktën një natë vetëm ne ate shtëpi për të vërtetuar se eshte plotësisht e sigurt. Një testues paguhet rreth 1 juan (0,14 euro) për çdo minutë që kalon në një pronë, dhe detyra e tij është të kontrollojë, të kalojë kohë në të gjitha dhomat…

Të dokumentojë gjithçka dhe, më e rëndësishmja, të mbijetojë (nuk i dihet kurre) Plot 24 orë punë janë të barazvlefshme me rreth 200 euro, të cilat për të mos bërë asgjë, përveç ankthit, nuk janë aspak të këqija.

Një nga testuesit, Zhang, tha në një intervistë për gazetën South China Morning Post: “Disa nga miqtë e mi thonë se është një punë e lehtë, fle një natë dhe paguhem. Më kërkojnë t’u gjej klientë, por shumica e tyre kanë frikë, shumë heqin dorë pas përpjekjes së parë…”.