Blogerja e njohur, Armina Mevlani, është shprehur se pushimet në jugun e Shqipërisë i janë kthyer në një “makth”. kjo pasi sipas saj, ka një mungesë të theksuar privatësie.

Mes të tjerash, ajo u shpreh se pushimet më të bukura i ka kaluar kur ka qenë e vogël, shumë më përpara se të bëhej e famshme dhe një figurë e njohur për shqiptarët.

“Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën.

Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen. Tani do shkoja, por me Jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë.

Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua jo u shëndoshë, më është kthyer në makth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat.

Nuk e shijon dot plazhin, e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjë”, u shpreh Armina Mevlani, e cila vetëm në rrjetin social Instagram, numëron më shumë se 2 milionë ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)