Pushimet e moderatores Fjodora Fjora, janë kometuar shumë në media. Kjo ndodhi pasi moderatorja postoi si rrallë herë një foto nga pushimet e saj, ku shihej e kapur dorë për dore me një mashkull duke ngritur dyshime se është në një romancë.

Fjodora ishte e ftuar në “Wake Up” , ku u pyet për pushimet e saj këtë verë. “Pushimet i kam bërë edhe jashtë edhe këtu. Ishte hera e parë që kisha një emision të përditshëm dhe mezi i prisja pushimet e verës.

Në korrik i hipa makinës dhe ndalesa e parë ishte në Jalë. Më shijon më shumë Shqipëria se jashtë. Pastaj kam bërë escapes (arratisje), se shkova pak në Paris.

Është edhe qyteti i shoqërisë jo vetëm i dashurisë. Shoqja ime e ngushtë kishte ditëlindjen dhe u bëmë katë shoqe bashkë.

Pastaj erdha, shkova dhe në Greqi. Shkoj çdo vit sepse vëllai im jeton atje dhe ka një biznes turistik. Zakonisht shkoj me djalin këtë vit vendosa të shkoj vetëm, sepse kisha nevojë për pushime pas pushimeve…”, u shpreh Fjodora.