Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më simpatikë dhe më të pëlqyer të shoëbiz-it shqiptar.

Ata janë të martuar prej disa vitesh tashmë dhe kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ameli dhe djalin Duam.

Albani dhe Miriami janë mjaft aktivë në rrjete sociale, por kryesisht postojnë foto nga koncertet e secilit, apo promovojnë këngët e tyre të reja.

Së fundmi, ka qenë Miriami ajo e cila ka surprizuar ndjekësit e çiftit, duke publikuar poza romantike krah partnerit të saj.

Dyshja kanë marrë pushimet dhe po shjojnë disa ditë në bregdet, por pa e treguar se ku.

Brenda pak orësh, postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente që tregojnë dashurinë karshi çiftit.