Djali i opinionistit Robert Aliaj dhe ish-konkurrenti i “Love Story”, Krist Aliaj, ka bërë deklarata të forta për puthjen e çiftit Donald-Bora në Big Brother VIP.

Gjatë një bisede me emisionin “Shqipëria Live”, Krist Aliaj u shpreh se puthja mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, ishte e paramenduar nga ata të dy.

“E planifikuar deri në detaj, nga ata të dy dhe produksioni. Nuk mbaj mend situatën mirë si e kapi çfarë thanë, janë elemente të rëndësishme…

Por nga çfarë kam dëgjuar deri në këtë moment, mendoj që ka qenë e planifikuar deri në detaj, pra e planifikuar shumë mirë nga të gjithë të përfshirët.

Njerëzit që merren me reality show, mund të them se janë regjisorë shumë të mirë. Besoj që puthja është në formë intimiteti shumë i rëndë dhe s’do arrija dot të puthja një djalë për një emision”, u shpreh Krist Aliaj.