Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë diskutuar së bashku në një bisedë telefonike për mundësinë e prodhimit së bashku të një vaksinë kundër koronavirus.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, që tha se dy krerët e shteteve kanë biseduar mes tyre fundjavën e kaluar.

Çështjet e bashkëpunimit në luftën ndaj pandemisë Covid-19 kanë qenë në qendër të kësaj bisede, duke diskutuar në lidhje me mundësinë që të prodhohet një vaksinë e përbashkët”, thuhet në një deklaratë të Kremlinit.