Kanë ardhur lajme të reja në lidhje me sëmundjen e supozuar nga e cila duket se po vuan presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Siç ka bërë të ditur gazetari izraelit Mark Kotlyarsky, i cili është cituar edhe nga agjencia ukrainase e shtypit Unian, lideri rus duket se po përballet prej kohësh me një tumor në pankreas.
Duket se do të operohet shumë shpejt: ndërhyrja duhet të zhvillohet në qendrën për studimet mbi kancerin “N.N. Blokhin” të Moskës, klinika më e mirë publike ruse e specializuar në trajtimin e sëmundjeve onkologjike.
Në një intervistë të dhënë për kanalin We Can Explain, Kotlyarsky ka pohuar se një nga informatorët e tij vjen nga ambientet mjekësore të kryeqytetit rus, ndërsa një tjetër punon në administratën e Kremlinit.
Kështu, sipas burimeve, Kremlini duket se po punon për skenarin më të ekq të mundshëm: nëse prognoza do të jetë e keqe, Rusia mund të drejtohet përkohësisht nga Këshilli i Shtetit.