Modetaroja e njohur, Dojna Mema, është shtatëzënë dhe në pritje të fëmijës. Për pak javë, ajo do të sjellë në jetë djalin e saj.

Në një pyetje-përgjigje të zhvilluar në rrjetin social “Instagram”, Dojna Mema ka marrë edhe pyetjen nëse do të bëjë lindje natyrale apo me operacion.

“Kjo është nga ato pyetjet që unë do ta kisha evituar, por për sa kohë kam një Instagram publik, dua ti diskutojmë edhe ca gjëra që ndoshta shumë vajza që janë shtatzëna, bezdisen nga pyetje të caktuara.

Sidomos shprehja “vetëm apo me operacion”, më duket totalisht e pavend, se duket sikur në rastin e pare e bën vetë, në të dytin nuk e bën vetë, ndërkohë që në të dyja rastet është nëna ajo që sjell në jetë fëmijën dhe mbetet heroinë e vërtetë që kalon procesin e lindjes, sidoqoftë ai, natyral apo ai çezarian.

Unë e kam lënë deri në momentin e fundit, do të jetë doktoresha ajo që do të më thotë cila është më e mira për mua. Kështu që mos i pyesni më vajzat që presin të bëhen nëna se çfarë do të bëjnë.

Ato janë të gjitha heroina, në të gjitha mënyrat”, shkroi Dojna Mema në rrjetin social Instagram.