I ftuari i “Maracana”, emicion i transmetuar nga “TMW Radio”, ishte ish-futbollisti dhe trajneri Angelo Gregucci. Ja fjalët e tij për super startin e Napolit të Spallettit:

“A mund ta mbajë Napoli këtë ritëm edhe pas pushimit për shkak të Botërorit? Edhe sezonin e kaluar ka gabuar disa ndeshje në momente kritike. Ka një anomaly, sepse kampionati këtë vit është i ndarë në dy pjesë. Nuk kemi asnjë lloj sigurie.

Një gjë mund të thuhet me siguri, Napoli për momentin është anomalia e sistemit të futbollit italian, sepse është i tejmbushur me gola në Champions dhe Serie A.

Ndoshta nuk e kishim një skuadër të tillë që nga Milani i Sacchi. Ndeshjen e fundit i pashë të gjithë lojtarët duke vrapuar për t’u rikuperuar, ky është një ekip i vërtetë. Të gjithë kanë bërë një punë të shkëlqyer, nga klubi në merkato e deri te trajneri Spalletti që krijoi këtë alkimi.

Ky është një ekip model, sepse ka mesatarisht më shumë se 4 gola të shënuar për ndeshje në Champions League, teksa luan në një grup të vështirë. Nuk mbaj mend një ekip italian të tillë në dhjetë vitet e fundit.

Spalletti gjithmonë i bënte ekipet e tij të luanin mirë, Napoli është një mrekulli sportive. Pas lamtumirave të shumta të senatorëve në merkaton e verës ishte një ajër i keq, por gjithçka u shpërblye nga këto shfaqje”.