“Po atëherë është i vërtetë!”, ka thënë i mahnitur një kalimtar, duke fiksuar një manekin të gjallë të ekspozuar në vitrinën e një dyqani në qendër të Romës.

Bëhet fjalë për një nismë të promovuar nga dyqani i veshjeve Alexander, në sheshin e Spanjës, ku burra, gra, por edhe fëmijë, vendosin me dëshirë të pozojnë në vitrinë me veshjet që janë në shitje.

“Ka lindur gjithçka rastësisht. Një iden spontane e lindur me klientë, miq, fëmijë, që vendosin të pozojnë me veshjet tona”, ka shpjeguar pronari Walter Sermoneta. “Është argëtuese të shikosh reagimin e kalimtarëve”.

Manekinë të gjallë në dyqanin e Romës VIDEO

Manekinët e gjallë kanë krijuar polemika në të kaluarën. “Në këtë rast është ndryshe, është diçka spontane që ka lindur vetë”, ka theksuar Sermoneta, i cili ka përfshirë edhe vajzat e tij në këtë nismë.

“Askush nuk është i detyruar ta bëjë një gjë të tillë. Ne na pëlqen ta quajmë Happy Shopping” ka përfunduar pronari i dyqanit.