Me siguri ju ndodh edhe juve që sa herë ju duhet të prisni një qepë, të shikoni veten si padashur duke qarë. Edhe pse përpiqeni t’i mbani lotët tuaj, ato shkojnë ‘rrëke’ dhe nuk ju pushojnë për disa minuta.
Mund edhe ta shmangni këtë gjë duke mos qëruar më fare qepë, por kjo ka pak gjasa të ndodhë sepse qepa është një përbërës kryesor i gjellërave dhe sallatave që ne hamë.
Por mund të keni parasysh disa këshilla që mund t’ju ndihmojë për të ‘mos qarë’ gjatë kohës që ju prisni qepët.
Si fillim, duhet të përdorni një thikë të mprehtë. Kjo do t’ju ndihmojë që ta prisni më mirë qeptën dhe të çlironi më pak kimikate që mund të formojnë gaz e që ju bën juve të lotoni.
Së dyti, sigurohuni që kur të prisni një qepë, të hapni derën e ballkonit të kuzhinës ose dritaren. Ajrosja do t’ju ndihmojë që të shmangni lotët.
Gjithashtu, ju mund të prisni një qepë poshtë aspiratorit të sobës tuaj. Ndizeni aspiratorin dhe kjo do të shmangë lotët, duke thithur gazin që lëshon prerja e qepëve.
Një tjetër mënyrë se si të shmangni lotët është duke mbajtur syze, siç mund të jenë syzet e notit. Deri në momentin që ju keni prerë qepën, nuk do të keni lot në sy. Sigurohuni që pasi të keni mbaruar punë, të mos prekni sytë dhe të lani menjëherë duart.