Qetsor Ferrunaj është një nga konkurrentët e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Edhe pse ka pak javë që është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai ia ka dalë të kthehet në një nga personazhet kryesorë të këtij edicioni, duke qenë shpeshherë pjesë e debateve të forta brenda shtëpisë.

Së fundmi, ish-fituesi i Big Brother 2 ka folur edhe për kohën kur ai ka qenë konkurrent në këtë format, ndërsa ka deklaruar se nëse Adela nuk do të ishte lidhur me Bjordin, ajo do të ishte shpallur fituese e atij edicioni. Sipas tij, lidhja e eklipsoi Adelën, ndërsa deklaroi se ajo ishte vajzë shumë e fortë.

“Po të mos ishte lidhur me Bjordin, ajo ma merrte. Bjordi e eklipsoi, e mbajti në intimitet, e ngatërroi, e bëri emocioni. Plus që Bjordi ishte natyrë e ëmbël, nuk e linte atë që të kapte… Ndjesë pastë, por ajo ishte shumë vajzë e fortë. Fati i saj”, shprehet Qetsori teksa po bisedonte me disa prej banorëve në tavolinë e ngrënies.

Kujtojmë që Adela e ndjerë u nda nga jeta pak vite më parë si pasojë e një ataku kardiak në moshën 31-vjeçare.