Pasi lamë pas Covid, OBSH-ja e ka shpallur përhapjen e lisë së majmunëve emergjencë e shëndetit publik.

Kjo konsiderohet si thirrja më e fortë që agjencia mund të bëjë në lidhje me marrjen e masave. 

Një emergjencë e shëndetit publik është një  një ngjarje e jashtëzakonshme e cila përbën rrezik për shëndetin publik për shtetet e tjera nëpërmjet përhapjes mbarëborërore të sëmundjes dhe kërkon potencialisht një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare. 

OBSH ka theksuar se me këtë nënkuptohet se situata është serioze, e papritur, e pazakontë ose ka rrezik për shëndetin publik përtej kufijve kombëtarë dhe se mund të kërkojë vëmendje të menjëhershme ndërkombëtare. 

Deri më tani ka pasur mbi 16,016 raste të lisë së majmunëve në të gjithë botën,4,132 prej të cilave u raportuan javën e kaluar, sipas të dhënave të OBSH-së.

Sëmundja është raportuar në më shumë se 75 vende, teksa rajonet më të prekura janë ato evropiane. Kjo është hera e shtatë që shpallet një emergjencë shëndetësore që prej vitit 2009.