Qyteti i Göttingen në Gjermani do të jetë i pari që do të lejojë femrat topless në pishinat e tij të brendshme dhe të jashtme. Kjo, falë një mase që synon rritjen e barazisë gjinore. Nisma që lejon notarët të lahen ‘oben-ohne’ (topless) hyri në fuqi më 1 maj si një test i kufizuar vetëm fundjavave dhe skadon në fund të gushtit.

Një “përplasje e identitetit gjinor” vitin e kaluar duket se është bërë shkaku i krijimit të rregullores së përkohshme nga komiteti sportiv i qytetit që rekomandon që “të gjithë notarët në pishinat e brendshme dhe të jashtme duhet të lejohen të notojnë topless gjatë fundjavave”.

“Përplasja gjinore” ndodhi kur, në një pishinë lokale, një notari transgjinor (lindur femër) iu kërkua të mbulonte pjesën e sipërme të trupit. “Notari protestoi, duke thënë se ai identifikohej si mashkull. Pavarësisht kësaj, autoriteti i pishinës dëboi individin”, raporton media gjermane, DW.

Me këtë masë, qyteti synon të avancojë debatin për trajtimin e barabartë të grave dhe burrave në hapësirat e kohës së lirë. Në Göttingen kanë nisur debate të tjera që kanë të bëjnë me “barazinë e kufizuar” të akorduar nga rregullorja e re.