Anita Haradinaj ka festuar ditëlindjen dhe e pyetur nga Alketa Vejsiu se cila ishte dhurata që mori nga Ramushi, ajo u përgjigj: “Më ka bërë kjo që jam. I kam dhuruar tre fëmijë, më ka dhënë epitetin nënë, grua”.

Me tej, Anita u ndal edhe te lajmet që kanë qarkulluar, ku Ramushi ndjek në Instagram vetëm gruan e tij dhe Loredanën…

“Kuptohet që vetëm nga halli mund të ndjekësh një njeri kaq gjatë. Ndërsa Loredana është një vajzë e bukur, e freskët, normale që e ndjek nga qejfi”, tha Anita.

Gjithashtu, Anita tha se Ramushi i ka ofruar vetëm dashuri pas thashethemeve që qarkulluan në rrjet. “Mua Ramushi ka 17 vjet që më rreh me dashuri. Nuk e di çfarë të them tjetër. Ky ka qenë një thashetheme shumë i ulët. Unë kam bërë një reagim në Facebook.

Nuk e komentoj dhe as nuk dua ta komentoj sepse e ul nivelin tim dhe unë nuk dua të bie në nivel të asaj çfarë jam. Pavarësisht se e mbajnë veten për gazetarë nëpër media me histori kanë dëshmuar se për dy klikime më shumë kanë shitur gjithçka, edhe integritetin e vet.

Kështu që unë nuk dua të bie në atë nivel dhe nuk do e komentoj më shumë se kaq. Veçse kaq, unë kam një burrë shumë të mirë dhe është shumë burrë shtetas dhe një baba i dashur ”, deklaroi Anita.