10% e rasteve me kancer në Evropë shkaktohen nga ndotja e mjedisit edhe në vendin e punës. Kështu thuhet në raportin “Rrahja e kancerit – roli i mjedisit Europian”, publikuar nga Agjencia e Mjedisit e Bashkimit Evropian.

Ndotja e ajrit, jashtë dhe në ndërtesa, lidhet me 1% të të gjitha rasteve të kancerit në Evropë dhe shkakton rreth 2% të të gjitha vdekjeve nga kanceri.

Vetëm për kancerin e mushkërive, përqindja rritet në 9% të vdekjeve. Ekspozimi i radonit lidhet me 2% të të gjitha rasteve të kancerit, dhe rrezatimi natyral ultravjollcë me 4%, veçanërisht për melanomën.

Pirja e duhanit të dorës së dytë dhe mjediset e tjera të punës – Pirja e duhanit të dorës së dytë mund të rrisë rrezikun e kancerit deri në 16% te njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Disa kimikate të përdorura në vendet e punës në Europë dhe të lëshuara në mjedis janë kancerogjene: plumbi, arseniku, kromi, kadmiumi, akrilamid, pesticide, bisphenol A dhe Pfas. Asbesti shkakton 55 deri në 88% të rasteve të kancerit të mushkërive në vendin e punës, si dhe prek laringun dhe vezoret.