Për Milot Rashica sezoni i sapombyllur në Bundesliga ka qenë një zhgënjim i madh, ndoshta sepse pikërisht ai ka luajtur pa dëshirë në një klub që e mbajti edhe pse dëshira e tij ishte të shkonte të luante te Leipzig.

Sulmuesi anësor e mbylli sezonin në Bundesliga me tre gola të shënuar, ndërkohë që luajti 24 ndeshje dhe prej tyre vetëm 14 si titullar.

Tashmë që Ëerder ka rënë nga kategoria Rashica pritet që të ndryshojë skuadër.

Gazetari i Goal, Ronan Murphy, raporton se kanë nisur bisedimet që Rashica të transferohet tek Eintracht Frankfurt, edhe pse duhet paguar një vlerë e kartonit dhe jo e lartë duke qenë në Bundesliga 2 Ëerder Bremen.

Në të shkuarën me Frankfurt janë aktivizuar edhe lojtarë të kombëtares shqiptare, si Ervin Skela dhe Mehmet Dragusha.