Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 474 raste të reja me COVID-19 nga 2521 testime të kryera në total.

Ndërkohë kanë humbur jetën 7 pacientë të infektuar që po merrnin trajtim mjekësor pranë spitaleve COVID. Konkretisht nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç.

Janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.

COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021)
Raste të reja ditore        474
Të shëruar në 24 orë     363
Të shtruar në spitale     282
Humbje jete në 24 orë   7
Testime ditore              2521

Testime totale            313,188
Raste pozitive             67,690
Raste të shëruara       40,453
Raste Aktive                25,960
Humbje jete                 1277

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14962
Fier  1961
Shkodër   1378
Durrës  1446
Lezhë  1016
Vlorë   1049
Korçë    880
Elbasan  1045
Berat  821
Dibër  532
Gjirokastër 478
Kukës 392