Janë shënuar 10.800 raste të reja të koronavirusit në Itali në 24 orët e fundit. Viktimat janë 348. Kjo u njoftua nga buletini i ri i Ministrisë së Shëndetësisë. Shkalla e pozitivitetit të Covid në Itali është e pandryshuar krahasuar me të Dielën, duke qëndruar në 13.8%. 77,993 shtupa u kryen në 24 orë.

Numri i pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv për koronavirusin në Itali po zvogëlohet: ata janë 4 më pak se dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve, me 136 hyrje të reja.

Pacientët aktualisht të shtruar në kujdesin intensiv janë 2.579, përkundrejt 2.583 të dielën.