Timothy Ray Broën, amerikan i njohur si “pacienti i Berlinit” i cili u bë njeriu i parë që u shërua nga HIV në 2008, ka vdekur nga kanceri.

Kjo u njoftua nga Shoqëria Ndërkombëtare duke shpjeguar se “në gjashtë muajt e fundit, Timothy kishte jetuar me një rikthim të leuccemisë” e cila kishte prekur veçanërisht trurin e tij, por “kishte mbetur i imunizuar ndaj virusit HIV”.

Ray Broën, 54 vjeç, ka shkruar një faqe në historinë mjekësore të HIV, virusit që shkakton AIDS.

Në 1995 ai po jetonte në Berlin kur mësoi se ishte infektuar me virusin. Pastaj, në vitin 2006, ai u diagnostikua me leuçemi. Për ta shëruar nga leuccemia, mjeku i tij në Universitetin e Berlinit përdori një transplant të qelizave staminale nga një dhurues i cili kishte një mutacion të rrallë gjenetik që i dha rezistencë natyrore ndaj HIV. Pas dy transplantimeve, në vitin 2008, ai u shërua nga të dy sëmundjet.

Në fillim ai mbajti anonimitetin e tij, duke u përmendur vetëm si “pacienti i Berlinit” por më pas, në 2010, ai pranoi të zbulonte publikisht emrin e tij.