Real Madrid ka shkuar përtej humbjes së pësuar në Kupën e Mbretit kundër Alcoyano-s, skuadër e kategorisë së tretë.

Pas eliminimit, Los Blancos kanë bërë një gjest shumë të bukur kundrejt rivalëve.

Siç ka zbuluar vetë Alcoyano në kanalet e klubit në rrjetet sociale, pas ndeshjes së të mërkurës në Kupën e Mbretit, Real Madrid i ka dërguar klubit rival një fanellë për çdo lojtar.

Në fotografinë e publikuar në Instagram shfaqen protagonistët e suksesit 2-1 kundër madrilenëve me fanellat e kolegëve.

Një gjest i bukur fair play, prej kampionësh të vërtetë.