Real Madrid ka vendosur se kush do të jetë trajneri pasi aventura e Zidane në drejtim të Los Blancos të ketë mbaruar.

“Raul dhe asnjë tjetër”. Kjo është siguria që vjen nga Spanja dhe më saktësisht nga AS.

Ish-sulmuesi i Real Madrid është në drejtim të ekipit të dytë të madrilenëve.

Pas marrëveshjes së Pochettino-s me PSG-në, me argjentinasit që ishte një nga të preferuarit e Perez, alternativa e vetme e Los Blancos është Raul.