Real Madrid ka mundur 2-1 Betis në javën e katërt të kampionatit spanjoll të futbollit dhe ka regjistruar sukesin e katërt radhazi në La Liga.
Sfida e luajtur në Santiago Bernabeu është zhbllokuar në minutën e 9-të nga Vinicius Junior, i cili ka kapur në befasi mbrojtjen pas një asisti perfekt nga Alaba dhe ka mposhtur me lehtësi portierin kundërshtar.
VIDEO – GOLI I VINICIUS – VIDEO
Betis është kundërpërgjigjur dhe ka arritur ta barazojë përkohësisht rezultatin në minutën e 17-të me një gol të Canales, i cili ka mposhtur Courtois duke ia kaluar topin mes shalëve portierit madrilen.
Goli që ka vendosur ndeshjen dhe i ka dhuruar tri pikët skuadrës së Ancelotti-t ka ardhur në minutën e 65-të dhe është realizuar nga Rodrygo.
Kampionët në fuqi të La Liga-s kryesojnë renditjen me pikë të plotë pas katër ndeshjeve të para të kampionatit.