Sipas Don Balon, Real Madrid e shikon mbrojtësin e Juventus, Merih Demiral, si përforcimin ideal për mbrojtjen.

Qendërmbrojtësi turk nuk po arrin të gjejë hapësira tek Juventus dhe mund të jetë i tunduar që të ndryshojë skuadër.

Gjithmonë sipas portalit shpanjoll, në fakt, Merengues i garantojnë 22-vjeçarit një fanellë titullari dhe magjia e Bernabeu-t mund të jetë e parezistueshme.

Kështu, pas marrëveshjes për Cristiano Ronaldo-n, Juventus dhe Real Madrid mund të ulen përsëri rreth një tavoline, këtë herë për Demiral, i cili do të bënte rrugën e kundërt në krahasim me portugezin.