Regjisori i njohur shqiptar, Ilir Harxhi, i ftuar së fundmi në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews ka ‘thumbuar’ me deklaratën e tij popullin shkodran, duke u shprehur se këto të fundit janë të varfër, por blejnë gjëra të shtrenjta për t’u dukur.

Iliri tha se në vitet ’95, shkodranët kishin ndërtuar vila me para të fituara nga kontrabanda e naftë. “Në Shkodër njerëzit mund të jenë të varfër por ama marrin gjithmonë gjëra për t’u dukur.

Mendoj se kjo është karakteristikë. Në vitin ’95 po shkonim për herë të parë në Razëm, mirëpo po kalonim zonën e Koplikut dhe vinim re vila të pafundme të ndërtuara.

Shoqëruesit e mi shkodranë më thanë se kanë bërë kontrabandë me naftën dhe këto fitime i konvertuan në vila”-tha ai.