Teknika Reiki mund të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe ankthit, përmirësimin e gjumit, zvogëlimin e dhimbjeve: kështu zbatohet ky lloj shërimi energjetik.

Reiki është një formë shërimi energjetik që e ka origjinën në Japoni në fillim të shekullit të njëzetë. Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Trajnimin Reiki, praktika bazohet në idenë se ne të gjithë kemi energji të padukshme jetësore që rrjedh nëpër trupat tanë.

Një praktikues Reiki lëviz butësisht duart e tij pak sipër ose mbi trupin e veshur të klientit, me synimin për të reduktuar stresin dhe për të promovuar shërimin përmes një fluksi të shëndetshëm energjie.

Reiki është një teknikë shërimit energjetik në të cilën një mjeshtër Reiki (i cili ka kaluar trajnime në këtë art shërues) përdor lëvizje të buta të duarve me synimin për të udhëhequr rrjedhën e energjisë së shëndetshme (e njohur si “energjia e forcës së jetës”) nëpër trupin e klientit, për të reduktuar stresin dhe nxitur shërimin.

Reiki është një formë e mjekësisë plotësuese dhe alternative; ka prova se mund të reduktojë stresin e përditshëm dhe të ndihmojë në menaxhimin e disa sëmundjeve kronike.

Hulumtimet sugjerojnë se kjo praktikë ndihmon trupin të kthehet në një gjendje të relaksuar, gjë që e lejon atë të shërohet më mirë nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi, lëndimi ose sëmundja.

Ka prova se, i përdorur si një terapi plotësuese ndaj kujdesit mjekësor konvencional ose tradicional, mund t’i ndihmojë njerëzit të shërohen pas operacionit dhe të menaxhojnë simptomat e kancerit dhe SIDA-s.

Çdo pozicion i dorës fokusohet në një pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë kokën, shpatullat, stomakun dhe këmbët, dhe mbahet për rreth 3-10 minuta, në varësi të nevojave të personit. Gjatë seancave, të cilat – në përgjithësi – zgjasin nga 60 deri në 90 minuta, flitet shumë pak ose aspak.

Ka pak prova shkencore për të shpjeguar saktësisht se si funksionon Reiki, por studimet kanë treguar se Reiki mund të ketë përfitime të prekshme kur bëhet fjalë për uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e cilësisë së gjumit, uljen e ankthit dhe uljen e niveleve të dhimbjes.

Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se Reiki shihet kryesisht si një terapi plotësuese e mjekësisë tradicionale dhe synohet të përdoret së bashku me kujdesin standard mjekësor, jo si zëvendësim për këtë të fundit.