Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur mbrëmë në konferencën për shtyp të trajnerit të Shqipërisë Edi Reja dhe kapitenit Elseid Hysaj.

Teksa ishin në pritje të përkthyesit në gjuhën izraelite, për të nisur me pyetjet e gazetarëve, Hysaj dhe Reja diskutojnë ëpr strategjinë që do përdorin për sfidën e sotme.

Shkodrani i thotë Rejas se Izraeli luan dobët në fushën e tyre: Këtu luajnë keq, luajnë gjithmonë shumë keq. Edhe kur jemi mundur herën e kaluar, ka humbur Bekimi (Balaj) katër raste me portën bosh.

Reja si zakonisht i kthehet duke i folur për mbrojtjen, që e rëndësishme është të mos pësohet “Në fakt po mendoja që t’i thosha edhe Balliut që ne katër plus 1 (mesfushori para mbrojtjes), të qëndrojmë gjithmonë mbrapa dhe ata para të bëjnë çfarë të duan”, i tha Hysaj italianit, i cili ra dakord me shkodranin dhe miratori duke buzëqeshur.SHIH VIDEON

I ndikuar edhe nga mungesat, Reja sot s’do të luajë me skemën e tij klasike 3-5-2 por me skemën 4-3-1-2. Në portë do jetë Berisha.

Në mbrojtje do jenë Hysaj dhe Balliu në rkah, Ajeti dhe Ismajli në qendër, në mesfushë do jenë Gjasula, Abrashi dhe Laci. Asllani pas dyshes sulmuese Broja-Cikalleshi.