Disa ditë më parë, reperi shumë i njohur, Don Xhoni, publikoi këngën e tij më të fundit, që titullohet “Katile”. Kjo është një prej këngëve më të dëgjuara të momentit.

Kënga e Don Xhonit ka arritur të marrë më shumë se 5 milionë klikime në “Youtube”, teksa për këtë arritje, reperi ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram”.

Don Xhoni iu përgjigj  të gjithë atyre që hamendësojnë se klikimet janë të blera. “Kur kapet Don Xhoni me armë gjithë mediat e nxjerrin edhe e bëjnë skandal.

Kur Don Xhoni bën 5 milion klikime për tre ditë dhe thyen rekord vetëm në mes të verës, asnjë media nuk tregon dashuri.

Kjo puna fake, ç’fake është debat i thellë, ata që nuk ta kanë pranuar kurrë, ata nuk do ta pranojnë asnjëherë, as nuk më intereson ta pranojë ndonjëherë ajo shtresë.

Është e thjeshtë, testi shumë i lehtë, dilni në rrugë shikoni çfarë po dëgjohet, klubeve, TikTok, kudo…”, shkruan Don Xhoni në “Instastory”.