IFFHS ka publikuar renditjen e trajnerëve më të mirë të dhjetë viteve të fundit.

Federata ndërkombëtare e historisë dhe statistikave të futbollit, organ i njohur nga FIFA, ka vlerësuar Diego Pablo Simeone si trajnerin më të mirë mes 2011 dhe 2020.

Pikërisht në 2011 ish-argjentinasi i Inter-it ka marrë drejtimin e Atletico Madrid, duke fituar 2 Europa League, një Kupë të Mbretit, një Superkupë të Spanjës dhe një La Liga.

Në top 10 e trajnerëve të dhjetëvjeçarit, sipas IFFHS, nuk është Antonio Conte. Trajneri i Inter-it, në fakt, është në vendin e 11, 3 pikë larg Marcelo Gallardo.

Jashtë podiumit Jose Mourinho, me Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë.

Kjo është renditja:

Diego Pablo Simeone 152 pikë

Josep Guardiola 144 pikë

Jürgen Klopp 105 pikë

Josè Mourinho 91 pikë

Massimiliano Allegri 77 pikë

Unai Emery 70 pikë

Zinedine Zidane 59 pikë

Carlo Ancelotti 57 pikë

Mauricio Pochettino 56 pikë

Marcelo Gallardo 56 pikë

Antonio Conte 53 pikë

Claudio Ranieri 36 pikë

Alex Ferguson 35 pikë

Luis Enrique 35 pikë

Josef Heynckes 34 pikë

Ernesto Valverde 26 pikë

Arsene Wenger 25 pikë

Leonardo Jardim 25 pikë

Jesse Marsh 22 pikë

Laurent Blanc 21 pikë