Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në vendin tonë dhe ky fenomen po ndodh për shkaqe të shumta si faktori ekonomik, lëvizjet demografike, planifikimi familjar, ndërgjegjësimi i gruas dhe fokusimi në karrierë përpara familjes.

Për aktivisten dhe blogeren e njohur Zhaklin Lekatari, përgjegjës kryesorë për numrin e ulët të lindjeve janë edhe burrat. Në një intervistë për Euronews Albania, aktivistja tha se është e padrejtë që të gjitha përgjegjësitë t’u lihen grave në një kohë që nuk u sigurohen kushtet e nevojshme për të qenë nëna të mira por edhe gra në karrierë.

“Nuk më pëlqen qasja në dy ndasi dhe gratë duhet të zgjedhin. Pse nuk analizojmë çfarë mund të bëjmë për gruan, që s’ka shërbime të mjaftueshme speciale dhe ekonomike. Pse vazhdojmë të presim vetëm nga gratë.

A janë burrat përgjegjës për numrin e ulët të lindjeve? Ata duhet të japin kontributin e tyre edhe pas lindjes së fëmijës, edhe gjatë rritjes së tyre. Nuk kemi pse u heqim copëza lirie grace, por duhet t’u jepen më shumë shërbime”, tha Lektari.