Reperi Mato Lale është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar, sidomos moshat e reja. Por së fundmi, reperi i njohur ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e tij ne rrjetet sociale.

Me anë të një fjalimi të ndjerë në “Instagram”, Mato bëri me dije se nëna e tij është ndarë nga jeta. Plot dhimbje dhe emocion, ai shprehet së është shumë pishman për gjëra që nuk ka bërë për të.

“Asnjë sprove nuk është e barabartë me atë kur Zoti vendos me të marr nënën. Tani nuk kam më nonushen time që qante për çdo hidhërim timin dhe u gëzonte më shumë se unë për çdo gëzim timin. Jam bo pishman që s’të kam dhe njëherë afër meje t’i puthja këmbët deri sa t’më shkoje. Për ty kam bërë shumë gjëra dhe prej teje s’kam bërë shumë të tjera.

Shpresoj të kesh qenë krenare për mua siç isha unë për ty. Të dua përgjithmonë dhe më fal për të gjitha dhe njëherë të fundit”-shkruan reperi Mato Lale krahas një fotoje ku duket duke puthur nënë e tij të ndjerë.

Edhe këtë moment aspak të thjeshtë për të, reperi zgjodhi ta ndante me mbështetësit e tij, të cilët dhe jo vetëm kanë shprehur ngushëllimet e tyre në seksionin e komenteve.