Shqipëria do të vazhdojë të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta gjatë paradites së të premtes në bregdet dhe në zonat e ulëta, ndërsa zonat malore do të karakterizohen nga moti i vranët.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat mund të shkaktojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në zonat juglindore.
Sa i përket temperaturave, sipas MeteoAlb, pritet që të ketë një rritje të lehtë, me vlerat ditore që do të luhaten nga 13°C deri në 33°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.