Gjatë kësaj të mërkure, parashikohet që i gjithë territori shqiptar të jetë nën ndikimin e shirave intensive dhe stuhive të forta të erës, duke rrezikuar në shumë zona të ultësirës perëndimore edhe përmbytje.

Sakaq, pritet që në zonat malore lindore të ketë reshje dëbore, ndërsa parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë natës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e forte si në tokë dhe në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.